Mali i Zi merr vendim për teste falas PCR edhe për turistët

Mali i Zi merr vendim për teste falas PCR edhe për turistët

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi, ka njoftuar se nga sot, më 13 maj, do të jetë e mundur të bëhen testet PCR për Coronavirus falas në këtë vend, transmeton Insajderi.

Ministria konfirmoi këtë informacion derisa vendimi është marrë padyshim për shkak të sezonit të ardhshëm turistik.

Ministria e Shëndetësisë ka informuar Institutin e Shëndetit Publik dhe të gjitha qendrat shëndetësore në vendin tonë që nga e enjtja, 13 maj 2021, testet PCR do të kryhen falas për turistët që kanë nevojë për këtë test për t’u kthyer në vendet e tyre të lindjes”, thuhet në një deklaratë, raporton REL.

Teksa shumë vende, të tilla si Sllovenia, kërkojnë një provë PCR edhe për qytetarët e tyre, malazezët kanë vendosur që ta bëjnë më të lehtë për ta që të shkojnë në det duke qenë në gjendje të marrin testin falas kur të kthehen në shtëpi.

Mali i Zi, i cili rastet e para pozitive me Coronavirus i regjistruar pak ditë pas Kosovës, deri më tani kanë regjistruar 98449 raste, gjersa kanë vdekur një mijë e 545 persona. /Insajderi.com