Mali i Zi: Nëntë viktima dhe 275 raste të reja me Coronavirus

Mali i Zi: Nëntë viktima dhe 275 raste të reja me Coronavirus

Autoritetet shëndetësore në Mal të Zi bëjnë të ditur se nëntë persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, njofton Insajderi.

Gjatë kësaj periudhe janë testuar një mijë e 220 mostra, prej tyre 275 kanë rezultuar pozitivë.

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi edhe për 288 pacientë të shëruar.

Që nga fillimi i pandemisë, në Mal të Zi janë konfirmuar gjithsej 46 mijë e 969 raste pozitive të infeksionit, prej tyre 675 kanë vdekur, ndërsa nëntë mijë e 87 janë raste aktive./Insajderi.com