fbpx

Malli serb në Kosovë shitet si mall kroat

Malli serb nëpër raftet e shitoreve në Kosovë shitet si mall i cili vjen nga Republika e Kroacisë.

Malli serb në Kosovë shitet si mall kroat

Siç transmeton gazeta serbe “Blic”, në raftet e shitoreve më të vizituara në Prishtinë ka dukshëm më pak prodhime të Serbisë sesa para vendosjes së taksave ndaj këtyre prodhimeve. Edhe artikujt nën flamurin serb nuk janë më të lira.

Gazeta serbe transmeton se njëri nga zinxhirët më të mëdhenj të shitjes me pakicë në Prishtinë “e ka futur politikën në rafte” dhe kështu nën çdo prodhim qëndron çmimi dhe flamuri i vendit të prejardhjes së mallit. Një nga ëmbëlsirat më të njohura të prodhuesit nga Cërvenka është “pagëzuar” si ëmbëlsirë nga Kroacia dhe afër çmimit figuron flamuri kroat.

Prodhime të qumështit nga Serbia, të cilat më herët i kanë mbushur frigoriferët e këtij zinxhiri tregtar kosovar, sot nuk ka fare.

Gazeta përkujton se kah fundi i nëntorit të vitit të kaluar Kosova ka vendosur taksa doganore prej 100 për qind për prodhimet e Serbisë./Insajderi.com.