Maltretimi që iu bë familjes kosovare në territorin e Serbisë – ja me çka u ballafaquan ata

Maltretimi që iu bë familjes kosovare në territorin e Serbisë – ja me çka u ballafaquan ata

Për shkak të një defekti të veturës, familja Demiri me vendbanim në Gjenevë të Zvicrës me 14 dhjetor (të shtunën) janë ndaluar sapo kanë hyrë në territorin e Serbisë, ata ishin nisur në pushime për në Kosovë. Aty fillon drama. Policët serb – urdhërojnë familjen 6 anëtarëshe me 4 fëmijë të mitur që ta rregullojnë veturën, të njëjtit i thërrasin një kompani serbe, kinse për t’ju ndihmuar për rregullim të veturës.

“Na kanë thirre një kompani, ata janë sjell shumë keq me neve – kanë dashtë me sulmu burrin tim ndërsye meje, e fëmijëve. Me dhunë këqyrshin me na nalen kerri kishe me na rregullu”, ka thënë për Insajderin, nëna e katër fëmijëve.

E përfshira në këtë rast Vjollca Ajdari, e cila në momentin që u ndalua nga policia në veturë ishte së bashku me bashkëshortin e katër fëmijët e saj të mitur.

I gjithë rasti ndodhi rreth orës 22:30, teksa në kompaninë serbe qëndruan afro 1 orë.

“Gjatë rrugës për në Kosovë, vetura na u ka prish në Slloveni defekti ka qenë te censorët – skemi mujt me vozitë ma shumë se 80 km në orë – e kemi thirr kompaninë “Touring Club në Zvicër”, po na kanë thënë deri tek hënën. Ne ishim rrugës, me katër fëmijë, vendosëm e vazhduam rrugën”, ka rrëfyer ajo për Insajderin.

Ajdari tregon çka ndodhi më tej tek kompania për rregullim të veturës. Ajo rrëfen se si në një moment i kishte thënë vajzës që tinëz të incizoi rastin.

“Fëmija kanë qenë shumë të frikësuam, normal edhe unë se i ngritshin zërat, tentuan me ma sulmu burrin, shajshin e ofendofshin – na thanë shkoni naj hotel e na jau rregullojmë veturën. Nesër vini e merrni”, deklaron ajo, duke bërë me dije se si ajo dhe bashkëshortin kishin frikën që do t’i vrisnin e do t’ju zhduknin gjurmët.

“Normal nuk kemi pranu me lanë veturën, qashtu mes zhurme ata (të kompanisë) u bënë nervoz edhe e kanë përplas veturën. Na kanë thy filtrin e ajrit dhe një pjesë të turbinës. Njëherë na kërkuan 150 eur0, masanej u dashtë me jau dhanë 250 euro veç me na liru”, sqaron ajo.

Pas një ore qëndrim, pas shumë zhurmave e frikës për sulm ata lirohen nga aty. Rrugës ajo telefon në një numër të policisë së Kosovës, konkretisht në rajonin e Pejës.

I telefonova, e raportova rastin përgjigjja e tyre ke “Pse i keni ra andej, a skeni pas ka a – e tash a mi i shpallë luftë Serbisë a”, thekson t’i ketë thënë një zyrtar i policisë në rajonin e Pejës.

Për më shumë, ndiqni pamjet nga momenti kur punëtorët mekanik maltretojnë familjen Demiri: