Man. City shaktërron Burnley-n

Man. City shaktërron Burnley-n

Në javën e 10-të në Premier League, Manchester City, ka arritur fitore bindëse kundër Burnley-t, me rezultat 5:0, njofton Insajderi.

Pas disfatës së javës së kaluar në Londër ndaj Tottenham, skuadra e spanjollit Guardiola është kthyer te fitoret.

Që nga minuta e parë e ndeshjes e deri në vërshëllimën e fundit të Mason, City ishte dominues absolut në këtë takim.

Në minutën e gjashtë, Mahrez i dha epërsinë e parë “qytetarëve”, ndërsa në minutën e 22-të, përsëri realizoi Mahrez, golin e dytë personal në takim, dhe të dytin për ekipin e tij. Ndërsa, mbrojtësi francez, Mendy shënoi golin e tretë për City-n, katër minuta para fundit të pjesës së parë. Gol, që ishte i fundit në pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, i njëjti skenar, City që sulmonte, ndërsa Burnely që luante në gjysmëfushën e saj. Në të 66-tën minutë, Ferran Torres shënoi golin e katërt për City-n, ndërsa serinë e golave e mbylli, ai që e hapi, algjeriani Riyad Mahrez (69’). Kështu, Manchester City rikthehet te fitorja bindshëm, duke fituar 5:0.

Me këtë fitore, City tubon 15 pikë dhe ndodhet në vendin e tetë, ndërsa Burnley mbetet në vendin e 17-të në ligë me vetëm pesë pikë. /Insajderi.com