Man United e fillon me humbje sezonin

Man United e fillon me humbje sezonin

Me humbje e ka filluar Manchester United sezonin në Premier Ligën angleze.

Djajtë e kuq u mposhten në shtëpi nga Crystal Palace me rezultat 1-3.

Mysafirët shënuan golin e parë në minutën e shatë nëpërmjet Andros Townsend.

Ndërsa, në minutën e 58’t Timothy Fosu-Mensah, dyfishoi epërësinë për t’ja vështirësuar punët më shumë gjigandit anglez, njofton Insajderi.

Donny van de Beek i dha një fije shprese ekipit që po lunate në Old Trafford. Por, në minutën e 85, Wilfried Zaha vulosi fitoren e Crystal Palace që e fillon sezonin në mënyrën më të mirë të mundshme.

Man United starton me humbje sezonin, por  triumf do të synojë javën tjetër, ku do të ndeshet si mysafir i Brighton. /Insajderi.com