Manaj shënon gol për Barcelonën B

Manaj shënon gol për Barcelonën B

Rei Manaj është shndërruar në makineri golash te Barcelona B. Sulmuesi shqiptar ka realizuar në përballjen e sotme të katalanasve kundër Villarrealit në transfertë, njofton Insajderi.

Ndeshja përfundoi në shifrat 3-4, ndërsa Manaj shënoi në minutën e 67-të.

Futbollisti shqiptar u la në stol nga trajneri Pimienta dhe u aktivizua me nisjen e pjesës së dytë. Ky ishte goli i 12 për këtë sezon me fanellën e Barcelonës B për Rei Manajn që ka statistika mbresëlënëse. /Insajderi.com