Manchester City favorit për trofeun e Champions League, sipas parashikimit të superkompjuterit

Manchester City favorit për trofeun e Champions League, sipas parashikimit të superkompjuterit

Pas hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve ku u mësuan dhe ndeshjet çerekfinaliste, super kompjuteri “FiveThirtyEight”, i cili merret me parashikimin e fituesve te kompeticioneve sportive në bazë të statistikave të skuadrave, ka arritur në një rezultat mbi emrin e ekipit që është favorit për fitimin e Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.

Sipas parashikimit të tij, skuadra favorite për fitimin e Championsit është skuadra angleze e Manchester City me 36% të shanseve. Në vend të dytë renditet Chelsea me 17% dhe menjëherë pas saj vjen Bayern Munchen me 16%.

Ndërkohë Liverpool dhe Real Madrid renditen në vendin e katërt dhe pestë me shans të barabartë fitimi prej 11%. PSG-ja ndodhet në vend të gjashtë me 4% me shanse të barabarta me Borussian e Dortmundit ndërsa në vend të fundit renditet Porto me 1% të shansit për të fituar Ligën e Kampionëve. /Insajderi.com