Manchester City fiton “Carabao Cup”

Manchester City fiton “Carabao Cup”

Manchester City i Pep Guardiolas ka fituar trofeun e parë këtë sezon. Blutë e Manchesterit, fituan 2-1 në finale të “Carabo Cup”  ndaj Aston Villës.

“Qytetarët” kaluan të parët në epërsi me golin e realizuar nga Sergio Aguero në minutën e 30-të, që u asistua nga Phil Foden.

Pas dhjetë minutash, City e dyfishoi rezultatin me anë të Rodrit, derisa Ilkay Gudogan dhuroi një asistim maestral.

Para se të përfundonte pjesa e parë, Aston Villa e ngushtoi rezultatin e skuadrës së Pep Guardiolës me golin e shënuar nga Mbwana Samata (41’), e që u asistua nga Anwar El-Ghazi.

Në 45 minutëshin e dytë, rastet nuk munguan, mirëpo të dy skuadrat nuk arritën t’i konkretizonin ato.