Manchester City mposht Brighton-in

Manchester City mposht Brighton-in

Manchester City ka shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Brighton & Hove Albion, në kuadër të javës së 18-të në Premier League, njofton Insajderi.

Pjesa e parë i takoi plotësisht ekipit të Guardiolës, mirëpo vetëm një gol arritën të realizonin, edhe atë në fundin e pjesës së parë.

Po zhvillohej minuta e 44-të e ndeshjes, ku Foden arriti t’i kalonte nikoqirët në epërsi, pas një asistimi nga De Bruyne. Me rezultat minimal 1:0 për City-n u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, City do të vazhdonte me presion për të shënuar golin e dytë, ku mundësi për të dyfishuar rezultatin kishte sulmuesi anglez Sterling, i cili nga pika e bardhë nuk u tregua i saktë. E gjitha kjo ndodhi në minutën e tretë shtesë.

Me këtë fitore, Manchester City ngritët në vendin e tretë në ligë me 32 pikë, me një ndeshje më pak të zhvilluar se Manchester United dhe Liverpool. /Insajderi.com