Manchester City nuk gabon ndaj Hull Cityt

Manchester City ka fituar 3:0 ndaj Hull Cityt.

Manchester City nuk gabon ndaj Hull Cityt

Manchester City ka marrë tri pikë të rëndësishme në xhiron e 18’të në Premierligë, duke e mposhtur 3:0 si mysafirë Hull Cityn.

Golin e parë e shënoi mesfushori Yaya Toure (72’) nga penalltia, derisa gjashtë minuta më vonë (78’) shënoi i riu Kelechi Iheanacho. Për rezultatin përfundimtar 3:0 shënoi autogol Curtis Davies.

Pas kësaj fitore, Manchester City ka rrëmbyer pozitën e dytë me 39 pikë të grumbulluara, shtatë më pak se lideri Chelsea. /Insajderi.com