Manchester City nxjerr në shitje njërin ndër lojtarët kryesor të saj

Manchester City nxjerr në shitje njërin ndër lojtarët kryesor të saj

Skuadra angleze, Manchester City ka nxjerru në shitje sulmuesin Raheem Sterling, transmeton Insajderi.

Sipas “The Athletic”, Sterling është në listën e largimeve të Manchester City, pasi lojtari është nxjerr në shitje.

26-vjeçari do të lejohet të largohet nga City, ndërsa Pep Guardiola nga ana tjetër kërkon të freskojë repartin ofanziv me transferime të reja.

Anësori anglez është pjesë e Manchester Cityt që nga viti 2015 ku u transferua nga Liverpool për shumën e 63.7 milion euro.

Gjatë kësaj periudhe me skuadrën nga Manchester, ai ka shënuar 78 gola në 195 paraqitje për ta.

Ndërsa, sulmuesi me prejardhje nga Xhamajka pati paraqitje shumë të mira me Anglinë në “EURO 2020” ku arritën deri në finale, por u mposhtën nga Italia pas ekzekutimit të penalltive./Insajderi.com