Manchester City shihet si favoriti kryesor për fitimin e Ligës së Kampionëve nga ‘FiveThirtyEight’

Manchester City shihet si favoriti kryesor për fitimin e Ligës së Kampionëve nga ‘FiveThirtyEight’

Ditën e sotme është rikthyer Liga e Kampionëve, ku po luhen dy ndeshje për fazën e 1/8-ve, Barcelona-PSG dhe Leipzig-Liverpool, njofton Insajderi.

Tashmë që skuadrat e këtij kompeticioni po rikthehen në fushë, të shumtë janë ata që mundohen të gjejnë favoritët për të fituar trofeun në fund.

Së fundmi ka qenë “FiveThirtyEight”, që në bazë të statistikave të këtij sezoni, ka nxjerrë shtatë skuadrat favorite për trofeun.

Skuadra angleze Manchester City shihet si skuadra me më shumë mundësi për të fituar Ligën e Kampionëve në fund, me 37%, ndërsa për çudi pas skuadrës së Guardiolës është Barcelona favorite me 13%, ndërsa kampionët aktual të Bayern Munchen renditen të tretët me 11%. /Insajderi.com