Manchester City vazhdon më tutje në Champions, eliminon gjermanët e M’gladbach

Manchester City vazhdon më tutje në Champions, eliminon gjermanët e M’gladbach

Manchester City i kanë mjaftuar vetëm 18 minutat e para për të mposhtur gjermanët e Borussia Monchengladbach dhe për të prerë biletën për në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, njofton Insajderi.

Pasi kishin triufmuar në ndeshjen e parë me rezultatin 2-0, skuadra e Guardiolës, mori një tjetër fitore me të njëjtin rezultat për të siguruar kualifikimin.

Një gol i De Bruynes në minutën e 13-të dhe një gol i Ilkay Gundogan në minutën e 18-të, bënë që anglezët të mos e vendosin për asnjë moment në diskutim kualifikimin për më tej. /Insajderi.com