Manchester United arrin marrëveshje me Alex Telles

Manchester United arrin marrëveshje me Alex Telles

Manchester United, ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e majtë të Porto-s, Alex Telles.

Gazetari i njohur në Portugali, Mohamed Bouhafsi, ka raportuar se Manchester Uited ka arritur marrëveshje personale me mbrojtësin e Porto-s, Alex Telles, për pesë vitet e ardhshme, transmeton Insajderi.

Sipas këtyre raportimeve, tani United do të fillojë kontaktet me klubin e Portos, për të gjetur akordin për transferimin e tij në Old Trafford.

Alex Telles, është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë në ligën portugeze – në 31 ndeshjet e fundit, ai ka bërë 11 gola dhe 9 asistime – ndërsa në katër sezonet e fundit, ai ka bërë 37 asistime, i dyti më së shumti në ligën portugeze.

Të interesuar për lojtarin është edhe Paris Saint-Germain./Insajderi.com.