
Manchester United ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Atletico Madridit, Antonie Griezmann, kështu të paktën raporton e përditshmja The Sun.
Sipas të përditshmes britanike sulmuesi francez, Griezmann ka arritur marrëveshje me Manchester Unitedin, ku do të përfitojë 280.000 funte në javë
Deri tek finalizimi i kësaj kontrate në mes të United dhe Griezmann, skuadra angleze ka ende punë për të bërë pasi që duhet të paguaj klauzolën e lojtarit që besohet të jetë mbi 100 milionë euro.
Griezmann shpreson që United edicionin e ardhshëm do të luaj në Ligën e Kampionëve, në mënyrë që të mund të sjellin lojtarë të tjerë të mëdhenj.
Griezmann mbetët njëri ndër sulmuesit më të përfolur në Evropë për shkak se shumë skuadra të mëdha dëshirojnë ta kenë në radhët e veta. Griezmann në këtë sezon ka shënuar 16 gola për Atletico Madridin në La Liga ndërsa ka dhënë 7 asistime për bashkë lojtarët e tij./Insajderi.com