Manchester United dhe Everton barazojnë në një ndeshje dramatike

Manchester United dhe Everton barazojnë në një ndeshje dramatike

Manchester United duket se po dorëzohet në luftën për titullin kampion, teksa ka humbur dy pikë mjaft të vlefshme në minutën e 95-të ndaj Evertonit, njofton Insajderi.

“Djajtë e kuq” e nisën me mjaft vrull pjesën e parë, ku në minutën e 24-të, Cavani bën atë që di të bëjë më mirë, duke shënuar golin e parë të takimit. Gjithashtu mesfushori i talentuar, Bruno Fernandes do të shënonte përsëri për Manchester United dhe do të mbyllte pjesën e parë në 2-0.

Në pjesën e dytë, lojtarët e Evertonit ndjekin mjaft mirë urdhërat e trajnerit Ancelotti duke shënuar dy gola për tre minuta, Doucoure në të 49-tën dhe James Rodriguez në të 52-tën.

Manchesteri nuk u pajtua me këtë rezultat dhe u hodh i gjithi në sulm dhe në minutën e 70-të i riu McTominay rikthen në avantazh përsëri skuadrën e drejtuar nga OleGunnar Solskjaer.

Teksa gjërat po shkonin drejt fundit dhe Manchester United do të merte tre pikë mjaft të vlefshme, Calvert Lewin do të të shënonte në minutën e 95-të për të mbyllur gjithçka në 3-3, duke festuar si Drogba.

Me këtë barazim United pozicionohet në vendin e dytë me dy pikë më pak se rivali lokal City kryesues, por këta të fundit kanë luajtur dy ndeshje më pak dhe kanë mundësinë ta thellojnë në tetë pikë këtë diferencë. /Insajderi.com