Manchester United do të rikthej lojtarin e huazuar te Milan

Manchester United do të rikthej lojtarin e huazuar te Milan

Manchester United do të kthejë pas huazimit futbollistin portugez Diogo Dalot. “Djajtë e kuq” nuk kanë ndërmend të dëgjojnë asnjë propozim të klubi “kuqezi” për të blerë në fund të këtij sezoni anësorin e majtë 21 vjeçar, njofton Insajderi.

“ESPN” raporton se drejtuesit e klubit anglez duan ta kenë lojtarin pjesë të kontingjentit për sezonin e ri dhe pavarësisht besimit të fituar në “San Siro”, Dalot mbetet ende pjesë e Manchester United.

Portugezi 21 vjeçar u ble nga anglezët në vitin 2018 dhe pas 35 ndeshjesh në dy sezone, ai u huazua te Milan në këtë sezon ku po shkëlqen me paraqitjet e tij. /Insajderi.com