Manchester United fillon bisedimet me Kante

Manchester United fillon bisedimet me Kante

Skuadra nga Manchesteri, ka filluar bisedimet me agjentët e lojtarit, për një transferim të mundshëm të francezit në “Old Trafford”, njofton Insajderi.

Sipas asaj që raporton “Mirror”, skuadra e norvegjezit Solskjaer, ka filluar bisedimet me agjentët e lojtarit, për një transferim të befasishëm të francezit në Manchester.

Në anën tjetër, londinezët janë të hapur ta shesin mesfushorin francez, nëse në drejtim te tyre, vjen një ofertë e majme nga drejtuesit e Manchester United.

Për t’u realizuar ky transferim, francezi Kante, duhet të pranojë një ulje të konsiderueshme të pagës, për të kaluar nën urdhërat e teknikut norvegjez. /Insajderi.com