Manchester United, lëvizje surprizë për mbrojtësin e Lazios

Manchester United është vënë pas mbrojtësit brazilian të Lazios, Wallace.

Manchester United, lëvizje surprizë për mbrojtësin e Lazios

Pasi ofroi disa paraqitje të shquara këtë stinor, edhe pse pas një fillimi disi të trazuar, mbrojtësi i kombëtares braziliane U-23, Wallace, ka tërhequr interesimin e Manchester United.

Siç shkruajnë sot mediet italiane, për këtë qëllim agjenti i tij, Jorge Mendes, ka takuar sot drejtorin ekzekutiv të Lazios, Igli Taren.

Siç dihet, Mendes është edhe agjenti i trajnerit të Djajve të Kuq, José Mourinho. Ish futbollisti i AS Monacos dhe Sporting Bragas ka gjasa të largohet në janar nga klubi i Lazios. /Insajderi.com