Manchester United mposht West Ham-in

Manchester United mposht West Ham-in

Manchester United ka përmbysur rezultatin ndaj West Ham, duke shënuar fitore në fund 3:1, njofton Insajderi.

Të parët kaluan në epërsi nikoqirët me Soucek (38’), ndërsa gjithçka përmbysi në pjesën e dytë ekipi i Solsjkaer.

Paul Pogba barazoi rezultatin (65’), ndërsa epërsinë e parë, mysafirët e krijuan me golin e Greenwood (68’).

Në minutën e 78-të të ndeshjes, Rashford vulosi fitoren e miqve, duke shënuar për rezultatin përfundimtar.

Me këtë fitore, Manchester United ngritët në vendin a katërt me 19 pikë, ndërsa West Ham me këtë disfatë, mbetet në vendin e shtatë me 17 pikë. /Insajderi.com