Manchester United në finale të Ligës së Evropës

Manchester United në finale të Ligës së Evropës

Manchester Unitedi është kualifikuar në finale të Ligës së Evropës. Skuadra e njohur angleze eliminoi në gjysmëfinale klubin spanjoll, Celta Vigo.

United barazoi me rezultat 1-1 në ndeshjen e sotme, por kaloi në finale me rezultat 2-1 duke llogaritur edhe ndeshjen e parë.

Golin e vetëm për Unitedin e shënoi mesfushori belg, Fellaini, pas asistimit nga Marcus Rashford, i cili i kishte dhënë fitoren Unitedit në ndeshjen e parë.

Roncaglia shënoi në minutën e 85 golin e barazimit, ndërsa në minutën e 88 u përjashtua me të kuq për shkak të një përleshje me lojtarët e Unitedit. /Insajderi.com