Manchester United në ndjekje të Saul Niguez

Manchester United në ndjekje të Saul Niguez

Sipas raportimeve, Manchester United, ka vënë në objektiv mesfushorin Spanjoll, Saul Niguez.

Deri tani United kanë qenë të fokusuar në transferimin e talentit anglez, Jadon Sancho, mirëpo Ole Gunnar Solskjaer nuk mjaftohet me kaq. Sipas asaj që raporton tabloidi anglez Daily Star, Saul Niguez është në listën e dëshirave të norvegjezit, raporton Insajderi.

Saul ka një klauzolë prej 130 milionë funta, por raportohet se Atletico Madrid do t’a pranonin edhe një ofertë rreth 80 milionë funtash.

United janë në formë të mirë që prej rikthimit të futbollit me Bruno Fernandes si protagonist, dhe thuhet se ideja e të luajturit në një mesfushë me partnerë si Paul Pogba dhe Bruno, po e tërhek spanjollin 25 vjeçar. /Insajderi.com/