Manchester United – Prishtina, Ferguson – Tovërlani, kjo është e përbashkëta

Manchester United – Prishtina, Ferguson – Tovërlani, kjo është e përbashkëta

Manchester United e ka humbur shkëlqimin që e kishte dikur, përcjell Insporti.com.

Klubi i madh anglez nuk e ka fituar titullin kampion në Premierligë që nga viti 2013 kur skuadra aso kohe drejtohej nga trajneri legjendar Alex Ferguson.

United e ka një të përbashkët me klubin më të madh në Kosovë, Prishtinën.

Skuadra nga kryeqyteti kosovar sikurse United nuk ka fituar titullin kampion në Kosovë që nga viti 2013.

Trajneri i fundit që e bëri Prishtinën kampion është Afrim Tovërlani.

Për dallim nga United që aktualisht ndodhet e gjashta në tabelë me 26 pikë të mbledhura, Prishtina po dimëron si qedere në Superligën e Kosovës. /Insporti.com/