Manchester United shumë afër Donny van de Beek

Manchester United shumë afër Donny van de Beek

Pritshmërit që Manchester United, të “shpërthejë” në këtë merkato, ishin tejet të mëdha, por deri më tani, ata nuk kanë bërë asnjë lëvizje në merkato, megjithëse janë lidhur me emra të ndryshëm.

Gazetari i njohur, Oriol Domenech, ka raportuar se Manchester United, ka arritur marrëveshje me mesfushorin e Ajax, Donny van de Beek dhe gjithçka pritet të zyrtarizohet shumë shpejt, transmeton Insajderi.

Ai, po ashtu është lënë jasht nga skuarda e Ajax, për ndeshjen miqësore që ata e zhvillojnë ndaj Frankfurt.

Është folur e përfolur se Manchester United, ka në prioritet të investoj në të tre pozitat, si sulmues, mesfushor dhe mbrojtës, ndërsa emrat e folur janë, Jadon Sancho, Donny van de Beek dhe Koulibaly./Insajderi.com.