Manchester United zyrtarizon transferimin e talentit të Atalantës

Manchester United zyrtarizon transferimin e talentit të Atalantës

Sulmuesi anësor, Amad Diallo është lojtari më i ri i gjigandit anglez, Manchester United, njofton Insajderi.

19 vjeçari nga Bregu i Fildishtë u ble nga skuadra e Atalantës për 40 milionë eurosh.

Marrëveshja është arritur që në tetor të vitit të kaluar, mirëpo zyrtarizimi u bë ditën e sotme me hapjen e merkatos dimërore në Premier League.

Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi i “djajve të kuq” në rrjetet e saj sociale.

Amad Diallo këtë sezon me Atalantën është aktivizuar në dy sfida, një në kampionat dhe një në Champions League. /Insajderi.com