Manchester United ka fituar 2:0 në “Old Trafford” në derbin e qytetit ndaj Manchester Cityt.
Ndeshja i takoi xhiros së 29-të të Premier Leagues.
Anthony Martial (30’) realizoi golin e parë për Unitedin, ndërsa Scott McTominay (90+5’) golin e dytë.
Manchester United pas 29 ndeshjeve zë vendin e pestë me 45 pikë, është tre pikë larg Chelseat që zë vendin e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.
Manchester City ndërkohë ka mbetur në pozitën e dytë me 57 pikë, 25 prapa liderit Liverpoolit.