Manikyr i frymëzuar nga vitet e arta të Adelina Ismajlit

Manikyr i frymëzuar nga vitet e arta të Adelina Ismajlit

Adelina Ismajli ka kohë që është shkëputur nga skena e muzikës por jo edhe nga kujtesa e mijëra fansave të saj, që u rritën më këngët akull-thyese të viteve të 90-ta.

Së fundmi ajo ri-postoi në llogarinë e saj në Instagram, një fotografi të një artistjeje kosovare që bën manikyr. Në foto paraqitej puna e artistes që kishte bërë në njërën nga klientët e saj si referencë e njërës nga këngët më të famshme të këngëtares “Shko n’rrs”, njofton Insajderi.

No description available.

“Shko n’rrs” është pjesë e albumit “S’jam sex bombë”, që u lansua në fillim të vitit 2000. Aso kohe kënga ishte realizuar edhe me videoklip që ishte inovacion për produksionin e asaj kohe.

Në klip ajo paraqitet në disa personazhe të ndryshme, me këngëtaren që imitonte mimikat dhe sjelljet e tyre teksa ajo sfilonte në një pasarelë. /Insajderi.com