Maqedonia e publikon listën e lojtarëve ndaj Kosovës

Maqedonia e publikon listën e lojtarëve ndaj Kosovës

Përzgjedhësi i Maqedonisë së Veriut, Igor Angelovski, pas vonesës shkaku i problemeve me Covid 19, sot e ka shpallur listën me lojtarët për ndeshjet e tetorit, e ndër kryesoret do të jetë ajo që do të luhet ndaj Kosovës.

Më 8 tetor, Maqedonia pret Kosovën në ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kombeve, Liga D. Fituesi kualifikohet në finale e më pas kampioni i “Play-Off” siguron biletën për Evropianin që do të luhet vitin tjetër. Në gjysmëfinalen tjetër të plejofit takohen Gjeorgjia dhe Bjellorusia.

Angelovski ka ftuar gjashtë futbollistë shqiptarë për këtë ndeshje dhe dy të tjera që do t’i luajë Maqedonia këtë muaj. Futbollistët shqiptarë të ftuar janë Ferhan Hasani, Visar Musliu, Egzon Bejtullahi, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski dhe Arijan Ademi.

Në listë është edhe sulmuesi Goran Pandev, i cili ditë më parë u njoftua se është prekur me COVID-19. Ai është 39-vjeçar, por Maqedonia ende llogarit shumë në të dhe ai është lejuar që të dal nga izolimi, gjë që nuk pritej.

Kosovës për këtë ndeshje do t’i mungojnë Milot Rashica e Bernard Berisha. Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes tashmë ka publikuar listën me emrat e lojtarëve.

Lista e plotë e Maqedonisë së Veriut

Portierë: Stole Dimitrievski, Damjan Shishkovski, Daniel Bozhinovski.

Mbrojtës: Stefan Ristovski, Visar Musliu, Egzon Behtullai, Kire Ristevski, Goko Zaikov, Darko Belkovski, Kristjan Toshevski.

Mesfushorë: Arian Ademi, Enis Bardhi, Stefan Spirovski, Boban Nikolov, Ezgjan Alioski, Tihomir Kostadinov, Ferhan Hasani.

Sulmues: Goran Pandev, Ilija Nestorovski, Aleksandar Trajkovski, Ivan Triçkovski, Vlatko Stojanovski, Kosta Velkovski./Insajderi.com.