Maqedoni e Verit, Zaev: Vazhdojmë bisedimet me Bullgarinë

Maqedoni e Verit, Zaev: Vazhdojmë bisedimet me Bullgarinë

Bisedimt me Bullgarinë duhet të vazhdojnë pa marë parasysh si do të jetë epilogu i këshillit të ministrave të Bashkimit Evropian, ka porositur sot kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Ai ka thënë se duhet të zgjidhen të gjitha problemet përfshirë edhe këtë të fundit, që siç u shpreh ai, është paraqitur para një kohe të shkurtër.

“Duhet të implementohen marrëveshjet me Greqinë dhe Bullgarinë. Në këtë drejtim, Buçkovski duhet të jetë motivues i realizimit të marrëveshjeve. Bisedimet ndërkaq me Bullgarinë i udhëheq MPJ, gjeqësisht Bujar Osmani, ndërsa është përfshirë edhe zv kryeministri Nikolla Dimitrov. Këtu është gjithsesi edhe kabineti im, por edhe ambasadori në NATO, Dane Talevski. Këto ditë po bëhen përpjekje për të gjetur zgjidhje. Ne paraprakisht e përgaditëm popullin se është e mundur të mos miratohet korniza negociuese, ndërsa me këtë të fillojnë edhe bisedimet. Por, strategjia jonë është se duhet të vazhdojmë të bisedojmë dhe do të bëjmë përpjekje maksimale deri në momentin e fundit” tha Zaev.

Kreu i Qeverisë maqedonase ka zbuluar se pjesë e planit aksional për implementimin e marrëveshjes me Bullgarinë është edhe përshpejtimi i ndërimit të Koridorit 8, bashkëpunimit në energjetikë, arsim, shëndetësi, si dhe për çështjet historike.

Duke komentuar deklaratat e opozitës, Zaev ka thënë se shqetësimet për interesat kombëtare janë të mirëseardhura, por ai garanton se nuk bisedohet për identitetin dhe gjuhën maqedonase, pasi kjo siç u shpreh Zaev, është e drejtë e vetëpërcaktimit. /Insajderi.com