Maqedoni e Veriut: 116 persona janë riinfektuar me Coronavirus

Maqedoni e Veriut: 116 persona janë riinfektuar me Coronavirus

Një vit pas shfaqjes së rastit të parë me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 116 persona janë infektuar për herë të dytë me këtë virus, përcjell Insajderi.

Midis rasteve të ri-infektimit janë të moshave të ndryshme nga gjashtë deri në 77 vjeç, ndërsa shumica e tyre janë mbi 30 vjeç.

“Të dhëna precize nuk mund të jepen në lidhje me formën e sëmundjes, pavarësisht nëse ajo ka pamje klinike më të rëndë ose të lehtë, sepse të dhënat që kemi bazuar në anketat nuk janë të rëndësishme për tërë kohëzgjatjen e sëmundjes.

Për nëntë persona kemi informacione se ata ishin të shtruar në spital dhe për 44 se ishin në shtëpi. Nga numri i përgjithshëm i 116 të ri-infektimeve, dy persona vdiqën të moshës 63 dhe 77 vjeç”, ka deklaruar mjekja nga Instituti për Shëndet Publik në RVM Gordana Kuzmanovska.

Deri më tani, 112 mije 930 raste të infektimit me Coronavirus janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut./Insajderi.com