22 pacientë të infektuar me Coronavirus kanë vdekur në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, transmeton Insajderi.
Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë bërë 726 testime, ndërsa 75 raste kanë rezultuar pozitivë me virusin vdekjeprurës.
Prej tyre në Shkup-45, Kavadar-11, Prilep-8, Strugë-3, Negotinë-2, Tetovë-2, Veles-2, Kumanovë-1 dhe Koçan-1.
Ndërsa, Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar numër rekord të të shëruarve, prej një mijë e 440 pacientëve.
Ndryshe, me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 94 mijë e 871, prej të cilëve 85 mijë e 439 janë shëruar, ndërsa dy mijë e 946 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është gjashtë mijë e 486./Insajderi.com