Maqedoni e Veriut: 6 të vdekur nga Coronavirusi dhe 128 raste të reja

Maqedoni e Veriut: 6 të vdekur nga Coronavirusi dhe 128 raste të reja

Në 24 orët e fundit janë kryer 1025 teste, ndërkohë që janë regjistruar 128 raste të reja të të infektuarve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut. Më shumë të infektuar ka në Shkup-52, Kumanovë-6, Shtip-29, Prilep-2, Tetovë-6, Manastir-2, Kavadar-10, Gostivar-13, Koçanë-1, Probishtip-1, Makedonski Brod-3, Vinicë-2, Sveti Nikollë-1.

Kanë ndërruar jetë 6 pacientë, katër nga Shkupi të moshës 82,48,82 dhe 60 vjeç, një pacient nga Kërçova i moshës 52 vjeçare dhe një nga Struga i moshës 75 vjeçe.

Instituti i shëndetit Publik ja regjistruar edhe 137 pacientë të shëruar dhe atë: Nga Shkupi-108, Kumanova-2, Prilepi-1, Tetova-11, Velesi-1, Manastiri-3, Gostivar-2, Koçanë-2, Kërçovë-2 dhe Resnjë-5.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar me Coronavirus, në fqinjin lindor të Kosovës, arrin shifrën prej 10.123, ndërsa numri i të shëruarve arrin në 5.564, kurse i pacientëve që kanë humbur betejën me Kovid-19 është 466.

Për momentin numri i rasteve aktive është 4.183. Ndërkohë, Sindikata e Policisë në Maqedoni të Veriut kërkon menjëherë të sigurohen teste falas me të cilat do të bëhet skriningu i nëpunësve policorë,  identifikimi i rasteve asimptomatike dhe hartimi i rasteve të personave të cilët veçmë e kanë kaluar Coronavirusin.

“Si Sindikatë menjëherë kërkojmë nëse është në mundësi Ministria, ndërsa nëse jo, Qeveria menjëherë të sigurojë teste falas  me të cilat do të bëhet skriningu  dhe atë sipas moshës  dhe sëmundjeve kronike të cilat mund të përfshihen me hulumtim  në periudhën e parë, ndërsa pastaj  edhe për të gjithë të tjerët me qëllim që të shikohet përfshirja e  nëpunësve policor me këtë virus,
identifikimi i numrit të rasteve asimptomatike të cilët në numër të madh janë të pranishëm  mes pjesëtarëve të MPB-së. Njëherit,  të njëjtit janë infektuar,  ndërsa  nuk janë të vetëdijshëm  për shkak se nuk kanë simptoma, ndërsa  nga ana tjetër e bartin virusin te personat tjerë, si dhe hartimi i rasteve dhe personave  të cilët veçmë e kanë kaluar, ndërsa as nuk e dinë”, citohet në
kumtesën e sotme nga Sindikata e Policisë.

Ministria e Punëve të Brendshme e RVM-së gjatë 24 orëve të kaluara ka evidentuar 329 kundërvajtje për mosmbajtjen e mbrojtjes personale të fytyrës. Prej aty sërish apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet për pengimin e përhapjes së Covid-19. /Insajderi.com/