Maqedoni e Veriut: 700 pacientë me COVID-19 të shtruar nëpër spitale

Maqedoni e Veriut: 700 pacientë me COVID-19 të shtruar nëpër spitale

Maqedoni e veriut, 700 pacient me COVID 19 të shtruar në spital, njofton Insajderi.

Në qendrat e COVID-it nëpër të gjithë Maqedoninë e Veriut  gjatë njëzetekatër orëve të kaluara është njoftuar se po shërohen gjithsej 400 pacientë pozitiv dhe të dyshuar për Coronavirus.

Ndërsa, numri i përgjithshëm i personave pozitivë në repartet e infektivit në kryeqytet dhe në të gjithë RVM-në,  është 700 dhe ka gjithsej 560 shtretër të lirë.

“Sipas të dhënurave në baza ditore,  që arrijnë në Ministrinë e Shëndetësisë, në spitalin e Manastirit janë hospitalizuar 34 pacientë, në Shtip 34, Tetovë 21, Veles 31, Kumanovë 61. Në qendrën e kovidit në Ohër janë shtruar 40 persona, në Prilep 47, Gostivar 14, Strugë 27, Strumicë 31, Koçanë 9, Kërçovë 16, në Kavadarë 21, Gjevgjeli 6 dhe Dibër 8 të sëmurë” njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë së vendit fqinj.