Maqedoni e Veriut: Fejesa në kohë pandemie u kushton me dënime të mëdha

Maqedoni e Veriut:  Fejesa në kohë pandemie u kushton me dënime të mëdha

Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë së veriut ka parashtruar propozime për shqiptimin e urdhër-dënimeve nga 2 000 euro për tre persona fizik dhe 5 000 për një person juridik, pasi kanë organizuar festa gjatë kohës së pandemisë.

Dy të akuzuarit e parë, babai dhe i biri, më 13 shtator në oborrin e shtëpisë së tyre kanë organizuar një fejesë, në të cilën kanë marrë pjesë rreth 30 mysafirë, raporton Insajderi.

Me këtë ata kanë shkelur masat dhe protokollet për parandalimin dhe pengimin e përhapjes së Coronavirusit. I akuzuari i tretë, si pronarë i një objekti hotelierik, më 3 tetor ka vepruar në kundërshtim me masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria të cila kanë për qëllim ballafaqimin me COVID-19, duke lejuar organizimin e një dasme ku kanë marrë pjesë rreth 90 persona, me këtë ka vënë në rrezik shëndetin dhe jetën e njerëzve.

Ngjarja është konstatuar gjatë kontrollit të ushtruar nga personat kompetent nga Inspektorati Shtetëror i Tregut I Republikës së Maqedonisë së veriut.

Prokurori kompetent për personat fizik ka propozuar 100 gjoba ditore në vlerë prej 20 eurove, ose në total 2 mijë euro derisa për të akuzuarin si person juridik është propozuar dënim në vlerë prej 300.000 denarë. /Insajderi.com