Maqedoni e Veriut – Filipçe: Vjeshta vjen me shumë rreziqe

Maqedoni e Veriut – Filipçe: Vjeshta vjen me shumë rreziqe

Stina e vjeshtës sjell shumë rreziqe, ndërsa virusi dëshmoi se është i paparashikueshëm.

Kështu paralajmëron ministri i Shëndetësisë i Maqedoisë së Veriut, Venko Filipçe, përmes një videoje drejtuar opinionit, andaj ai bën thirrje që të ketë më shumë kujdes.

“Masat për mbrojtje personale janë të qarta dhe tashmë dihen. Nuk janë aq të vështira për tu respektuar, jam i sigurt për këtë. Nevojitet vetëm të pranojmë realitetin dhe besojmë se vetëm nëse u përmbahemi masave, e gjithë kjo do të kalojë. Do i’a dalim, suksesi do të jetë i joni, i përbashkët. Dua të ju siguroj se si ministër do të bëj gjithçka që është e nevojshme për të qenë të gatshëm përperiudhën e vjeshtës”, deklaroi ministri Filipçe. /Insajderi.com