Maqedoni e Veriut: Kompanitë janë të gatshme të investojnë që të dalin nga kriza

Maqedoni e Veriut: Kompanitë janë të gatshme të investojnë që të dalin nga kriza

Kompanitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të gatshme të fillojnë me investime në kohën e krizës aktuale pasi kjo përshtatje është e domosdoshme për rimëkëmbjen dhe funksionimin e mëtejmë, tregon anketa që e zbatoi Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik në periudhë prej 24 korrikut deri më 19 gusht.

Mbi 50 për qind e të anketuarve të përgjithshëm 256 kompani vlerësojnë se momenti për investim është i përshtatshëm, ndërsa vetëm 13 për qind janë përgjigjur se akoma është herët të hyhet në cikël të ri investimesh.

Lidhur me shumën e mbështetjes financiare, 40 për qind e kompanive vlerësojnë se është e mjaftueshme për investime në fazën e rikuperimit që është veçanërisht e shprehur tek ndërmarrjet e mesme (73 për qind) dhe ndërmarrjet e vogla (68 për qind) si edhe se përqindja e bashkëfinancimit është e përshtatshme për çka në mënyrë pohuese janë përgjigjur 58 për qind. 29 për qind e kompanive vlerësojnë se shuma duhet të rritet.Anketa tregoi se 74 për qind e kompanive të cilat janë anketuar nuk shfrytëzojnë një lloj tjetër të ndihmës shtetërore ndërsa vetëm 26 për qind përdorin edhe atë në pjesën më të madhe subvencione për pagën minimale, 16 për qind përdorin kredi pa interes, ndërsa vetëm nëntë për qind, gjegjësisht pesë kompani janë shfrytëzues të mjeteve të FIZHT.

Një pjesë e madhe, gjegjësisht 44 për qind vlerësojnë se procesi i aplikimit është i qartë dhe i thjeshtë, ndërsa tetë për qind janë ballafaquar me probleme thelbësore gjatë plotësimit të formularit.

Për 40 për qind të kompanive, kriteret për vlerësim janë të përshtatshme ndërsa 25 për qind vlerësojnë se me to favorizohen industri të caktuara. Në pyetjen se si e vlerësojnë mekanizmin e sapovendosur për kthimin e mjeteve, kompanitë kanë qëndrime të ndryshme.

Nëntëmbëdhjetë për qind vlerësojnë se ky mekanizëm është i mirë, por se përqindja e kthimit duhet të ulet, ndërsa pjesa më e madhe prej 29 për qind vlerësojnë se baza për kthimin e mjeteve
duhet të përllogaritet prej të ardhurave të realizuara nga projekti dhe jo në bazë të të ardhurave të realizuara në nivel të ndërmarrjes.

Si sugjerime i propozojnë kompanitë e FIZHT vetë ta siguroj dokumentacionin e institucioneve shtetërore dhe të sigurohen trajnime onlajn dhe tutoriale për aplikim. Për realizimin e ciklit të dytë dhe cikleve të ardhshme në thirrje publike për rimëkëmbjen ekonomike, Fondi inicion mjete shtesë nga Qeveria, në 200 milionë denarët tashmë të siguruara prej të cilave pjesa më e madhe do të shfrytëzohen që në ciklin e parë.

Programi për rimëkëmbje ekonomike është pjesë e paketës së tretë të masave ekonomike të Qeverisë dhe dedikohet për mbështetjen e kompanive mikro, të vogla dhe të mesme. /Insajderi.com