Maqedoni e Veriut: Mbi një mijë punonjës shëndetësorë janë vaksinuar kundër COVID-19

Maqedoni e Veriut: Mbi një mijë punonjës shëndetësorë janë vaksinuar kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, ka bërë të ditur se deri sot (e martë) janë vaksinuar një mijë e 155 punonjës shëndetësorë kundër Coronavirusit, transmeton Insajderi.

Ai ka thënë se vaksinat janë të sigurta dhe të zhvilluara në platforma të sigurta.

Filipçe po ashtu ka njoftuar se nëpërmjet web-faqes vakcinacija.mk, 63 mijë e 75 qytetarë kanë shprehur interesim për t’u vaksinuar.

“Deri në fund të javës i presim edhe vaksinat tjera nga Serbia, si dhe 200 mijë vaksinat kineze”, ka deklaruar Filipçe./Insajderi.com