Maqedoni e Veriut, nuk ka masa të reja restriktive

Maqedoni e Veriut, nuk ka masa të reja restriktive

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar se nuk do të ketë masa të reja restriktive në këtë vend, njofton Insajderi.

Në takimin e Komisioni për Sëmundje Infektive të vendit fqinj është shqyrtuar gjendja aktuale në lidhje me situatën epidemiologjike në vend, ku Komisioni ka theksuar se nuk ka nevojë për masa shtesë.

Komisioni për Sëmundje Infektive i RVM -së përsëri do të mbajë takim të martën kur do të shqyrtojë përsëri gjendjen epidemiologjike. /Insajderi.com