Maqedoni e Veriut, opozita mund të krijojë shumicën e re parlamentare

Maqedoni e Veriut, opozita mund të krijojë shumicën e re parlamentare

Partitë opozitare në Maqedoninë e Veriut kanë shtuar zërat për ndryshime në shumicën parlamentare, përbërjen e Qeverisë, por edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, njofton Insajderi.

Nga VMRO-DPMNE, por edhe nga Aleanca për Shqiptarët vlerësojnë se pushteti aktual nuk ka 61 vota në Kuvend dhe se është çështje ditësh kur do të formohet shumicë e re.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, thotë se zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhet të mbahen bashkë me zgjedhjet lokale, por paraprakisht sipas tij nevojitet një Qeveri e re.

Edhe Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët thotë se ka informacione që shumica tanimë nuk është në kornizat e 61 votave dhe nuk përjashton mundësinë për formimin e një Qeverie të re.

Taravari thotë se nuk ka negociata, por ai ka informacion se brenda shumicës ka pakënaqësi të mëdha. /Insajderi.com