Maqedoni e Veriut: Punonjësit turistik paralajmërojnë përsëri protesta

Maqedoni e Veriut: Punonjësit turistik paralajmërojnë përsëri protesta

Sektori i turizmit në Maqedoninë e Veriut, një nga të më të goditurit nga pandemia e Covid-19, paralajmëron aktivitete dhe protesta të reja në gjithë vendin, me bllokada të plota të rrugëve nëse nuk merren urgjentisht masa për ndihmë, njofton Insajderi.

Ata kërkojnë që vendimi për udhëtim të 50 për qind për transport të autobusëve të ndryshohet më së voni deri më 15 gusht dhe të vazhdojë masa për subvencionimin e pagave i cili përfshinë agjencitë e udhëtimit, ciceronët dhe transportuesit.

Nuk ka asnjë logjikë, siç thonë ata, “të mbetet protokolli për udhëtim me autobus, sepse duke respektuar masat e sigurisë mund të organizohet udhëtimi”.

“Kërkojmë me urgjencë ndryshim të menjëhershëm në vendimin për udhëtimin e 50 për qind të udhëtarëve në autobusë. Asnjë vend në Ballkan dhe në botë, nuk ka një protokoll të tillë, aeroplanët fluturojnë me kapacitet të plotë. Nuk ka asnjë logjik të mbetet protokolli për udhëtim me autobus, sepse duke respektuar masat e sigurisë mund të organizohet udhëtimi”, qëndron në kumtesën e sektorit të turizmit.

Nga atje vijnë me ultimatum për të ndryshuar këtë vendim të palogjikshëm për transportin e autobusëve deri më 15 gusht dhe për të vazhduar masën për subvencionimin e pagave të këtij sektori, i cili përfshinë agjencitë e udhëtimit, udhëzuesit dhe transportuesit. /Insajderi.com/