Një grupi kriminel nga Tajvani që ka kryer mashtrime telekomunikative dhe eksploatim të punës së shtetasve të Tajvanit, është zbuluar nga Minist" />

Maqedoni e Veriut, shkatërrohet një grup kriminal nga Tajvani

Maqedoni e Veriut, shkatërrohet një grup kriminal nga Tajvani

Një grupi kriminel nga Tajvani që ka kryer mashtrime telekomunikative dhe eksploatim të punës së shtetasve të Tajvanit, është zbuluar nga Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, në një aksion të sektorit për bashkëpunim ndërkombëtar, departamentit për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe njësisë kombëtare për shkatërimin e trafikimit të migrantëve, shkruan Insajderi.

Gjatë këtij aksioni policia ka vënë në pranga nëntë persona, që të gjithë shtetas të Tajvanit.

Sipas policisë, grupi kriminal ka operuar në më shumë vende, ndërsa pas informatave operative për praninë në vendin fqinj, janë marrë masa për zbulimin dhe shkatërrimin e grupit në bashkëpunim me policinë e Tajvanit dhe Interpolin.

“Të rinj nga Tajvani kanë qenë të rekrutuar nga ana e të ashtuquajturave ‘sindikata’ që të punojnë në vende të huaja. Shumica e të rinjve nuk I dijnë detajet e punës derisa nuk arrijnë në destinacionin e fundit. Pas arritjes ata kanë qenë të kufizuar në të ashtuquajturën ‘call center për mashtrime telefonike dhe nuk kanë pasur qasje në pasaportat dhe celularët e tyre’” thonë nga Ministria e Punëve të Brendëshme e Maqedonisë së Veriut.

Viktimat e këtij grupi, janë detyruar të punojnë me orë të tëra pa marrë kompensime dhe në rastet ku nuk kanë pranuar urdhërat, janë malltretuar. Grupi është kamufluar në “sindikata” dhe ka shfrytëzuar internetin e shpejtë për biseda ndërkombëtare.

“Operatorët telefonik të nivelit të parë janë prezantuar rrejshëm se janë zyrtarë të bankës, të postës apo të kompanive të sigurimeve. Operatorët e nivelit të dytë janë prezantuar rrejshëm si policë që të marrin të dhëna personale duke kërkuar dëshmi për pagesën e realizuar për dënime. Më në fund, viktimat janë transferuar në nivelin e tretë, ku operatorët janë prezantuar si prokurorë ose gjykatës duke I bindur viktimat se do të përballen me akuza të rënda nëse nuk bashkëpunojnë dhe nëse nuk I transferojnë të hollat në llogaritë” thonë nga policia maqedonase.

Policia e shtetit fqinj në bashkëpunim me prokurorinë, më 7 Maj 2021 ka kryer bastisje në dy lokacione; në lagjen Bardovcë – Shkup, ku janë gjetur dhe arrestuar gjashtë anëtarë të grupit kriminal si dhe 25 viktimat e grupit, që të gjithë shtetas të Tajvanit, kurse në lokacionin e dytë një anëtar i grupit kriminal dhe 10 viktima poashtu nga i njëjti shtet.

 Në një hotel në Shkup janë detektuar edhe dy persona të tjerë, anëtar të grupit kriminal, ndërsa në një hotel tjetër kanë qenë të strehuar katër viktima. Gjithsej, siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme e RMV-së, gjatë këtij aktiviteti kriminal janë eksploatuar 39 viktima, shtetas të Tajvanit. /Insajderi.com