Maqedoni e Veriut: Vaksina do të jetë gratis

Maqedoni e Veriut: Vaksina do të jetë gratis

Ministri i Shëndetësisë i Maqedonisë së Veriut, Venko Filipçe, sot ka pasur takim me drejtorët e Shtëpive të Shëndetit ku është diskutuar për vaksinimin kundër COVID-19.

Në takim është diskutuar për organizimin dhe zbatimin e procesit të vaksinimit kundër COVID-19, me theks të veçantë në atë që ky proces është i një rëndësie të veçantë dhe se përfshinë më tepër aktorë në shtet.

“Për vaksinimin e qytetarëve do të shfrytëzohen pikat aktuale të vaksinimit në shtëpitë shëndetësore në shtet, spitalet dhe kapacitetet tjera shëndetësore, sepse ajo infrastrukturë është e vendosur mirë dhe funksionon. Çdo shtëpi shëndeti do të duhet të dorëzoj raport pas hetimit në kapacitetet njerëzore me të cilat disponon si dhe kontroll i patjetërsueshëm i kapaciteteve teknike dhe funksionalitetin e tyre. Po ashtu çdo shtëpi shëndeti do të duhet të caktoj person përgjegjës për koordinim dhe organizim të vaksinimit me COVID- 19”, ka deklaruar ai.

Filipçe ka thënë se grupet e rrezikuara do të kenë prioritet gjatë procesit të vaksinimit dhe për to vaksinimi është shumë i rekomanduar.Vaksinimi kundër COVID-19 do të jetë pa pagesë për gjithë qytetarët ndërsa vendimi i tyre persona është nëse do të vaksinohen. /Insajderi.com