Në Republikën e Maqedonisë së Veriut përfaqësusesi i lëvizjes qytetare “ BOLL MË, Krenar Osmani, ka shprehur revoltën në adresë të EVN-së,(kompani energjetike)  d" />

Maqedoni e Veriut: Vijojnë aktivitetet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Maqedoni e Veriut: Vijojnë aktivitetet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut përfaqësusesi i lëvizjes qytetare “ BOLL MË, Krenar Osmani, ka shprehur revoltën në adresë të EVN-së,(kompani energjetike)  duke e cilësuar atë si shembulli tipik të “dipstejdit”, që funksionon me rregullat e veta dhe nuk e llogarisin ligjin dhe Kushtetutën e shtetit.

Ai tha se duhet pasur parasysh vlerat e larta të faturave të EVN-së gjatë kohës së pandemisë, i bën ata që të sillen si gangsterë, e që fatkeqësisht, kjo ndodh kryesisht në vendet e banuara me shqiptarë, njofton Insajderi.

“Duke e marrë parasysh  shumën e parave që i faturojnë dhe që hyjnë në arkën e EVN-së në qytetet shqiptare dhe në pjesën lindore të shtetit, dallimi është stratosferik dhe se gjithmonë është në dëmin tonë. Kjo gjë duhet ndaluar një herë e përgjithmonë, nuk mundet në vitin 2020 të kemi zhvatje apo diskriminim ekonomik në dëm të shqiptarëve” tha Krenar Osmani, përfaqësues i lëvizjes BOLL MË.

Në konferencën për gazetarë, Osmani ka njoftuar se janë duke përgatitur propozim ligjin, ndërsa u  kërkojnë deputetëve që të mbështesin. Ai njoftoi se ende vazhdojnë negociatat për kalimin e porpozim ligjit në Kuvend.Osmani tha se tani më kemi 4 muaj e gjysmë që i kanë shprehur  të gjitha gabimet dhe manipulimet e EVN-së, dhe se kryeministri I RVM-së Zoran Zaev dhe qeveria e tij nuk gjejnë kohë dhe vullnet për të na kontaktuar ose për t’i dëgjuar kërkesat e popullit apo taksapaguesve. /Insajderi.com