“Nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, të pabaza janë kërkesat e opozitës maqedonase për dorëheqje të Qeverisë”, njofton Insajderi.
“Nuk ka as nevojë e as logjikë për dorëheqje. Një veprim i tillë do të ishte tradhëti ndaj atyre që mbështetën agjendën evropiane të vendit. Qeveria është stabile, e mbështetur nga një shumicë stabile parlamentare”, deklaroi kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
“Besimi i shumicës së qytetarëve të cilët i dhanë politikave të kësaj qeverie për shkak të vendosmërisë që t’i zgjidh të gjitha çështjet e hapura, përfshi edhe këtë me Bullgarinë. Mickoski le të shohë oborrin e tij në pallatin e bardhë, le të mendoj dhe zëshëm le të përgjigjet, kush është ai që duhet jep dorëheqje, pas aq shumë zgjedhje të humbura”, tha Zaev. /Insajderi.com