
Partitë politike në Maqedoninë e Veriut pajtohen që zgjedhjet lokale të mbahen në tetor të vitit 2021, njofton Insajderi.
Sipas tyre, Kodi Zgjedhor kategorizon mandatin e kryetarëve të komunave i cili nuk guxon të shkurtohet ose ndërpritet.
Opozita kërkon që debati të përqendrohet në modelin me lista të hapura për këshilltarët komunal. Vendimi duhet të merret me konsensus.
Partitë e shumicës janë të mendimit që zgjedhjet lokale duhet mbajtur me lista të hapura, por sipas tyre për këtë nevojitet konsensus i përgjithshëm politik.
Në vitin 2017 mandati i kryetarëve të Komunave kishte përfunduar në muajin maj, por për shkak se Kuvendi nuk ishte funksional dhe vendi ishte pa Qeveri si pasojë e krizës politike, Gjykata Kushtetuese vendosi vazhdimin e mandatit të tyre deri në muajin tetor. Mandati i tyre përllogaritet nga tetori i vitit 2017. /Insajderi.com