Maqedonia e Veriut: 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 12 raste të të infektuarve me koronavirus në vend. Sipas qyteteve, 7 janë në Shkup dhe 5 në Kumanovë.

Maqedonia e  Veriut: 12 raste të reja në 24 orët e fundit

Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid-19, deri sot në ora 12:00 arrin në 148 persona, prej të cilëve 1 është shëruar dhe 2 kanë ndërruar jetë.

Sipas vendbanimeve, deri tani raste me Covid-19 janë regjistruar në:

Shkup 88, Dibër 40 prej të cilëve 1 ka ndërruar jetë, Kumanovë 8 persona, prej të cilëve një ka ndërruar jetë, Shtip 7 persona të infektuar, Kavadar 2 persona, Ohër 2 persona dhe Gostivar 1 person.