Maqedonia e Veriut konstaton gjendje krize me emigrantët

Maqedonia e Veriut konstaton gjendje krize me emigrantët

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e solli  vendimin për  ekzistim të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të vëllimit të rritur  në hyrje dhe transportim të emigrantëve nëpër territorin e Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe për shkak të ekzistimit të pandemisë  dhe rrezikut nga përhapja e KOVID-19, e cila do të zgjasë 30 ditë nga hyrja e tij në fuqi, njofton Insajderi.

“Me këtë vendim konfirmohet  gjendja ekzistuese e krizës në një pjesë të territorit të Republikës të Maqedonisë së Veriut dhe atë në rajonet  e kufirit jugor dhe verior të Republikës të Maqedonisë së Veriut, dhe aktivizohet Shtabi kryesor  pranë Qendrës për menaxhim me krizat i cili do të jetë në mbledhje të përhershme  i cili ka obligim të përgatisë plan aksionar për parandalim dhe ballafaqim me hyrjen dhe transportimin e emigrantëve nëpër territorin e Republikës  të Maqedonisë së Veriut, si dhe kontroll të tërësishëm të resurseve të disponueshme  njerëzore dhe materiale-teknike dhe plan për  veprim të koordinuar”, kumtoi shërbimi qeveritar.

Ekzistimi i gjendjes së krizës i konfirmuar  me këtë vendim, shtojnë nga Qeveria, do të zgjasë 30 ditë nga dita e hyrjes së tij në fuqi, ndërsa të gjitha organet e drejtorisë shtetërore janë të obliguara të ndërmarrin masa dhe aktivitete sipas dispozitave për menaxhim me krizat./Insajderi.com