Para disa ditësh UEFA vendosi që ndeshjet e anuluara të muajit mars për plasman në EURO 2020 ose tani EURO 2021 të luhen" />

Maqedonia e Veriut-Kosova do të shtyhet për në shtator?

Maqedonia e Veriut-Kosova do të shtyhet për në shtator?

Para disa ditësh UEFA vendosi që ndeshjet e anuluara të muajit mars për plasman në EURO 2020 ose tani EURO 2021 të luhen me 4 dhe 9 qershor.

Kjo do të thotë se ndeshja historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në vend se me 26 mars edhe zyrttarisht u ricaktua për 4 qershor.

Megjithatë, pandemia me koronavirusin assesi të ndalet. Parashikimet e zeza thonë se në Europë futboll nuk do të ketë deri në muajin maj.

Sipas kësaj logjike vështirë se mund të luhen edhe në datat e qershorit ndeshjet e barazhit. Dhe që tani kanë nisur spekulimet se do të ketë shtyrje të re të ndeshjeve të balotazhit dhe se ato do të luhen në shtator.

Mbetet të shihet nëse Covid-19 do të mposhtet sa më shpejtë, dhe me 4 qershor stadiumi “Todor Proeski” në Shkup të pres 30.000 shikues.