Maqedonia e Veriut me masa të reja

Maqedonia e Veriut me masa të reja

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar propozimin e Komisionit për Sëmundje Infektive që ora policore të fillojë nga ora 20:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, derisa nga e mërkura mbyllen lokalet, objektet hotelierike, gastronomitë, klubet, fitnes qendrat, grumbullimet, punëtoritë, konferencat dhe bastoret, transmeton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se kjo masë do të zgjasë deri më 20 prill dhe ka për qëllim kontrollimin e pandemisë para festave fetare që pasojnë, raporton Alsat-M.

“Konsiderojmë se festat që pasojnë mundet në mënyrë plotësuese ta rendojnë pasqyrën epidemiologjike dhe nuk mund të lejojmë një rëndesë shtesë të sistemin shëndetësorë që më pas të mos mund ta menaxhojmë. Për këtë arsye propozohen masat që pasqyra epidemiologjie në vend të arrijë stabilitetin e duhur”, ka thënë Filipçe.

Javën e kaluar, Maqedonia e Veriut ka regjistruar rreth tetë mijë raste të reja me COVID-19 dhe 265 viktima. Momentalisht janë mbi 20 mijë raste aktive. /Insajderi.com